Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative për veriun
Mitrovicë, 20 qershor – Sipas propozimit të MAPL, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka emëruar Adrijana Hoxhiqin, zyrtare kryesore ekzekutive në Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës. Adrijana Hoxhiq ka qenë e emëruar edhe në panelin për intervistimin e kandidatëve për t’u punësuar në këtë zyrë. Në konkursin e shpallur për stafin e kësaj zyreje kanë konkurruar 1.400 kandidatë, ndërkohë që zyra do të ketë 80 vende pune e do ta ketë buxhetin vjetor prej 4 milionë eurosh. Hoxhiq ka qene edhe shefe e ekipit përgatitor për formimin e komunës ne veri të Mitrovicës.