Kalo te lënda

Sulm me granata ndaj KFOR-it në Bërnjak

Dy granata dore janë hedhur në kampin e KFOR-it në vendkalimin kufitar 31 në Bërnjak. Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i, i cili ka theksuar se ngjarja ka ndodhur në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm.

Njëra granatë ka shpërthyer, kurse tjetra ka mbetur e pashpërthyer në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun, ka njoftuar forca paqeruajtëse.

Bëhet e ditur se gjatë këtij sulmi është lënduar një ushtar i KFOR-it, i cili  ka pësuar dëmtim  të lehtë të dëgjimit dhe se nuk është raportuar ndonjë dëmtim i madh material.

KFOR-i ika njoftuar se për arsye sigurie dhe për t’i ndihmuar hetimet vendkalimi kufitar 31 në Bërnjak mbetet i mbyllur deri në njoftimin tjetër, transmeton Rel.

Përmes komunikatës, KFOR-i edhe një herë dënon përdorimin e papranueshëm të dhunës, e cila do të luftohet fuqishëm nga KFOR-i. /Telegrafi/