Në Itali arrestohen 4 shqiptarë trafikantë droge
Bolonjë, 19 qershor – 107 kilogramë marihuhanë me një vlerë prej 300 mijë eurosh janë kapur nga policia e Bolonjës, e cila ka arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë që po transportonin atë. Drejtori i zyrës së luftës kundër narkotikëve konfirmoi se marihuhana e sekuestruar është e cilësisë shumë të lartë dhe i një varieteti me siguri i krijuar në Holandë.
Hipoteza është që ajo është sjellë nga Shqipëria, ku mendohet se ka filluar kultivimi i varieteteve më cilësore, për të plotësuar kërkesat e tregut, edhe atij italian.
Analizat kanë vërtetuar se modifikimi gjenetik ka çuar në krijimin e bimëve me përqëndrim të madh të principit aktiv që krijon efektin narkotik tek njeriu, transmeton TCH.