Në Baltik zbulohet objekt jashtëtokësor?
Ekspedita suedeze hulumtuese ‘Ocean X’ ka hasur në fund të detit Baltik një objekt, për të cilin mendohet se ka të bëjë me jashtëtokësorët!Para një viti shkencëtarët suedezë, duke hulumtuar mbeturina nga Lufta e Dytë botërore, në fund të detit Baltik, kanë gjetur një objekt të një perimetri rreth 18 metra. Menjëherë kanë filluar spekulimet e ndryshme, duke konsideruar se objekti ka ngjashmëri me anijen e Milenium Falkon të serialit “Lufta e yjeve”, por hulumtuesit ende nuk e kanë sigurinë ta thonë se për çfarë është fjala.
Siç transmeton Kosovapress, edhe pse ky objekt është zbuluar para një viti, për mungesë të mjeteve materiale, ekipi i zhytësve tash vonë ka pasur mundësinë t’i ofrohet objektit, kurse fillimisht ka vlerësuar se fjala është për ndonjë copëz të shkëputur shkëmbi. Një nga zhytësit ka thënë se objekti ishte i mbështjellë me një cipë bloze, që tani në vend të përgjigjes sjellë vargun e dilemave dhe pyetjeve të ndryshme.
Ndërkohë, hulumtuesit me radarë dhe me kamera kanë zbuluar edhe gjurmët e objektit që i kishte lënë pas për gati 300 metra, për të pasur dilemën se mund të jetë fjala për ndonjë pistë aterrimi apo diçka të ngjashme.
“Kemi dëgjuar rrëfime të ndryshme. Që nga ajo, që objekti është fluturake e gjithësisë e deri tek ajo, që në të vërtetë po hyjmë në një botë tjetër! Por, tash për tash nuk e kemi të sigurt se për farë objekti bëhet fjalë. Është ndonjë fenomen natyror apo është ndonjë objekt jo natyral”, ka thënë njëri nga shkencëtarët suedezë