Kalo te lënda

Bomba në Bërnjak, plagoset ushtari francez

Zubin Potok, 19 qershor, Persona të panjohur kanë hedhur sot në mëngjes rreth orës katër dy bomba dore në pikëkalimin kufitar Bërnjak, afër Zubin Potokut. Mediet serbe njoftojnë se njëra bombë ka shpërthyer e tjetra jo. Bombat janë prodhim serb M75. sipas këtyre burimeve është plagosur një ushtar francez, por pa rrezik jete.

Njoftohet po ashtu se  bombën pashpërthyer  e kanë shkatërruar ushtarët e KFOR-it.

Ushtarët e kontingjentit francez të KFOR-it e kanë mbajtur të bllokuar drejtimin rrugor Mitrovic-Rribariq derisa nuk është bërë shpërthimi i kontrolluar i bombës.

Njoftohet po ashtu se pikëkalimi Bërnjak është hapur për komunikacion.

Zëdhënësi rajonal i policisë së Kosovës, Sali Mehmeti ka konfirmuar hedhjen e bombave bë Bërnjak dhe fillimin e hetimeve.

Të shtunën KFOR-i mbylli rrugët alternative rreth Bërnjakut.