Kalo te lënda

Aksioni për lirimin e hapësirave

Komuna e Prishtinës ka marrë aksion për lirimin e hapësirave publike.

Punëtorët e kompanisë “Dardania” së bashkë me Policinë e Kosovës, kanë larguar nga hapësira publike karriget e restoranti “Konak” në sheshin “Nëna Terezë”.

Lirimi i hapësirave publike, sipas një komunikate të KK të Prishtinës, nënkupton largimin e të gjitha anekseve, shtojcave, mureve, rrethojave, grilave, qosheve, agregateve, reklamave, bankomatëve, tendave, garazheve, tercave etj , të ndërtuara në hapësirat e përbashkëta publike pa leje të organit përkatës të Komunës./Indeksonline/