Kalo te lënda

Të arrestuarit e Farukut vriteshin në Berishë

Indeksonline ditë më parë kishte raportuar për dyshimet e UNMIK-ut për burgun e Krojmirit, ku është i përfshirë ish-komandati i UÇK-së dhe biznesmeni i fuqishëm i pasluftës, Faruk Gashi.

Sipas ekspertizës së policisë së UNMIK-ut, shumë nga ata që arrestoheshin nga Faruk Gashi, vriteshin më vonë.

Njëri prej tyre është edhe Shyqeri Zymeri, i cili është gjetur i vrarë në varrezën në Berishë, për të cilin Indeksonline kishte raportuar ditë më parë (shkrimin “Dyshimet e UNMIK-ut për burgun e UÇK-së në Krojmir” mund ta gjeni në këtë link: https://kosovalb.com/2012/06/07/dyshimet-e-unmik-ut-per-burgun-e-uck-se-ne-krojmir/

ADN-ja e Zymerit është identifikuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Indeksonline sjell dëshmi mbi këtë gjetje. /Indeksonline/