Kalo te lënda

Suedia vlerëson progresin në Kosovë

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Suedisë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë bashkëpunim të mirë ndërshtetëror, kështu u tha në takimin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi me Ministren e Drejtësisë së Mbretërisë së Suedisë, Beatrice Ask.

Në takimin e sotëm dy homologët, Kuçi e Ask ,pasi biseduan për zhvillimet në fushën e drejtësisë në të dy vendet, diskutuan mundësin e thëllimit të bashkëpunimit në këtë fushë me qëllim të ndarjes së eksperiencës ndërshtetërore.

Ministri Kuçi tha së Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative që dëmtojnë rendin dhe ligjin, ndërsa kërkoi nga homologia e tij mbështetjen e shtetit suedez në reformimin e sistemit të drejtësisë, me anë të ngritjes se kapaciteteve njerëzore dhe trajnimin e gjyqtarëve e prokurorëve.

Ndërsa, ministrja Ask ka vlerësuar progresin e Kosovës të arritur pas shpalljes së pavarësisë dhe ka premtuar vazhdimin e lobimit të Suedisë për njohjen e Kosovës.

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësin e arritjes së marrëveshjes të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale, në mes të Kosovës dhe Suedisë. /Telegrafi/