Kalo te lënda

Një ushtar i KFOR-it italian ka humbur jetën aksidentalisht

Një ushtar italian i KFOR-it, 26 vjeçar, ka vdekur sot në kampin e ushtrisë italiane në mes të fshatrave Zupç dhe Çabër në veri të Kosovës.

Një zyrtar i batalionit italian ka konfirmuar për KTV-në se është dëgjuar një e shtënë brenda kampit dhe ushtari është gjetur i vdekur me armën pranë.

Ky zyrtar ka thënë se arma ka qenë e tij, dhe sipas të gjitha gjasave ka qenë një e shtënë aksidentale në kohën që ushtari po e pastronte armën. Po zhvillohen hetime ushtarake për të sqaruar rrethanat e incidentit.