Kalo te lënda

Misioni faktmbledhës i KE-së po qëndron në Kosovë

Prishtinë, 18 qershor – Përgjigjet e studimit të fizibilitetit që institcuionet e Kosovës i kanë dorëzuar në Komsionin Evropian, gjatë kësaj jave do të verifikohen nga një mision fakt-mbledhës i KE-së, i cili ka arritur në Kosovë. Zëvendësministri i integrimeve evropiane, Gëzim Kasapolli, thotë se misioni do të verifikojë nga afër gjendjen reale në Kosovë:
“Misioni fakt-mbledhes është në Kosovë dhe ai do të qëndrojë këtu 4-5 ditë të ardhshme, gjatë së cilës periudhë ata do të merren me analizimin e gjithë atyre përgjigjeve, të cilat ne i kemi dhënë në pyetjet e Komisionit, që kanë të bëjnë me paraqitjen e gjendjes faktike”, citon RTK Kasapollin.
Vëmendje e veçantë e këtij misioni do të jetë pjesa ku flitet për luftën kundër krimit të organizinuar dhe korrupcionit, thotë zv/ministri Kasapolli:
“Ky delegacion kryesohet nga përfaqësues të KE-së të fushave të ndryshme, të cilët do të testojnë sidomos përgjigjet në pyetjet që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, pra që kanë të bëjnë me fenomene negative, dhe një paraqitje të komunave sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me riatdhesimin, riintegrimin”.
Delegacioni kryesohet nga shefi i njësisë për Kosovën në DG, Enlargement Lawrence Meredith, dhe gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohen me zyrtarë të Qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komuniteteve. Rezultati nga ky mision do të publikohet në Bruksel në fazat e mëvonshme.