Greqi, arratiset nga burgu shqiptari 29 vjeçar
GREQI- Nje shqiptar 29 vjecar eshte arratsiur nga burgu i Spartit në Greqi, ku prej disa muajsh mbahej ne paraburgim me akuzen e nje serie grabitjesh.
Shqiptari me inicialet L.I ka shfrytëzuar dritaren në tualetin e burgut që ndodhej në katin e parë, duke prerë hekurat e saj.
Bashkë me 29 vjeçarin L.I ka tentuar edhe një tjetër shqiptar të arratisej, por që nuk ka mundur dot, pasi u kap në ikje e sipër nga rojet e burgut.
Ndërsa shqiptari i dytë u kap në tentativë për t’u arratisur, vazhdojnë kërkimet për të kapur 29 vjeçarin L.I i cili arriti të largohej.
Mësohet se 29 vjeçari L.I është person me pecedentë penal në Greqi dhe autor i një sërë grabitjesh nëpër lokale e banesa madje në shumë raste edhe me dhunë.