Tahiri: Dialogu nuk vazhdon pa u zbatuar marrëveshjet
Shefja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka dalur më radikale sa I përket vazhdimit të dialogut.
Ajo ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të vazhdohet derisa të arrihen marrëveshjet e arritura më parë.
Tahiri ka thënë se ekziston një mundësi që Beogradi dhe Prishtina të rinisin bisedimet, por pa u realizuar marrëveshjet e arritura më parë nga ana e Beogradit, nuk ka më dialog me Serbinë.
“Asnjëherë, në asnjë rrethanë nuk do të jetë një dialog politik me Serbinë. Kosova ka zhvilluar dy herë negociata politike në Rambuje dhe Vjenë dhe dy herë Serbia ka bllokuar marrëveshjet”, ka thënë Tahiri për mediat serbe, transmeton Presheva Jonë.
Sa I përket vazhdimit të dialogut teknik me Beofradin, Tahiri tha se “ “Qeveria e Republikës së Kosovës e bëri të qartë se ajo nuk do të vazhdojë me Beogradin, nëse ai nuk aplikon të gjitha marrëveshjet e arritura më pare”./infsot/