Kalo te lënda

Suma: Për Sharr-Cemin, Mimoza nuk pati të drejtë

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma e ka cilësuar krejtësisht të padrejtë vendimin e ministres Mimoza Kusari-Lila për të vendosur taksa për importin e çimentos. Suma thotë s kjo e favorizon kompaninë “Sharr Cem”, fabrika e së cilës ndodhet në rajonin e komunës së Hanit të Elezit.

“Derisa sot Kosova nuk i mbron fare prodhimet vendore, nuk po mbrohen perimet, ku u gjet bash një kompani greke e cila ka ardhur në Kosovë dhe e ka privatizuar në mënyrë të jashtëligjshme”, ka thënë Suma për ‘Tribuna Shqiptare’.

Ndërkohë, Suma është duke shtyrë përpara edhe projektin për ngritjen e një padie zyrtare ndaj Serbisë për krimet e luftës. Ishte zgjedhur si i vetmi kandidat i pavarur për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Suma ka arritur të marrë miratimin unanim të këshilltarëve partiakë për projektet e propozuara prej tij./Indeksonline/