Kalo te lënda

Shpellat mahnitëse nën akullnajat e Alaskës

Fuqia e akullnajave për të krijuar peisazhe është e dokumentuar mirë, por po kaq e fuqishme është edhe aftësia e tyre për të prodhuar pamje të mrekullueshme nën sipërfaqen e tyre.
Këto shpella në Parkun Kombëtar Glacier Bay në Alaska janë krijuar si pasojë e shkrirjes së akullit.
Një nga më të njohurat është akullnaja Muir, e cila është thuajse 800 metra e gjerë.
Ajo ka marrë emrin Muir për nder të biologut John Muir i cili shfaqi interes të madh për akullnajën dhe ruajtjen e saj që në shekullin e XIX.
Që nga ajo kohë, kërkues të shumtë kanë qenë të mahnitur nga bukuria e saj.