Kalo te lënda

Gjermania e Portugalia kalojnë tutje

Komëtarja gjermane dhe ajo portugeze janë kombëtaret të cilat kanë kaluar nga grupi B në çerekfinale të Euro 2012.

Gjermania arriti ta mposht Danimarkën me reyultat 2 me 1, falë golave të Podolski dhe Bender, ndërsa Krohn-Dehli realizoi golin për danezët.

Në ndeshjen tjetër Holanda ishte senzacioni i këtij grupi për të keq, pasiqë nuk arriti të kualifikohet, por jo vetëm kaq ngase ata nuk arritën asnjë pikë të vetme.

Edhe në ndeshjen ndaj Portugalisë, holandezët humben ndeshjen përkundër që e filluan mirë, duke shënuar me anë të Van der Vaart. Por ëndrrat e tulipanëve i shuajti Cristiano Ronaldo duke realizuar dy gola, një në pjesë të parë ndërsa golin e fitores në të dyten, saktësisht në minute e 74.

Me këtë ndeshje Gjermani e mbzll grupin me 9 pikë, Portugalia 6 pikë, Danimarka me 3 pikë ndërsa Holanda pa asnjë pikë.

Me përfundimin e këtyre ndeshjeve janë mësuar edhe klubet çerekfinale, Gjermani-Greqi dhe Çeki-Portugali.