Kalo te lënda

Dhëndri i Erdoganit udhëheq privatizuesin e distribucionit

Kur Rexhep Taip Erdogan kishte takuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, më 2010, në shenjë miqësie mes dy shteteve, e kishte quajtur këtë të fundit vëlla.

Muaj më vonë, në vendin që drejtohet nga “vëllai” Thaçi, një korporatë turke që udhëhiqet nga një i afërm i Erdoganit do të shpallej ofertues i preferuar për blerjen e distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës, shkruan gazetajnk.

Një korporatë turke ku Kryeshef Ekzekutiv është dhëndri i kryeministrit të këtij vendi Rexhep Taip Erdogan mund të jetë pronarë i një njësie të Korporatës Energjetike të cilën e ka nxjerrë në shitje Qeveria e Kosovës.

Erdogan në Turqi është akuzuar nga partia më e madhe opozitare për keqpërdorim të autoritetit të tij si Kryeministër për dobi të “Çalik Holding”, ku kryesues është miku i tij Ahmet Çalik e Kryeshef Ekzekutiv i korporatës është dhëndri i tij Berat Albayrak./Indeksonline/