Dacic: Jo në qeverinë, që kushtëzohet me Kosovën
Kreu i Partisë Socialiste Serbe, Ivica Dacic, ka thënë së nuk pranon hyrjen në qeverinë, e cila do të pranonte hapjen e Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Beograd dhe atë të Qeverisë së Serbisë në Prishtinë.
“Mendoni se mund të hyjmë në qeverinë, e cila pas tre ditësh do të thoshte se duhet të plotësohet një gjë e tillë? Mendoj se më lehtë do ta kishim të pranonim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Dacic në një konferencë për gazetarë në Beograd.
“Nëse Partia Demokratike dhe ajo Progresive e Serbisë kanë pranuar hapjen e zyrave si kusht për avancimin e Serbisë drejt BE-së, atëherë le ta formojnë vetë koalicionin qeveritar”, ka thënë Dacic.
Ai ka thënë se nuk është njeri pro-evropian, as pro-rus, por pro-serb.
Serbia po zhvillon bisedime për formimin e qeverisë së re, që do të pasonte zgjedhjet parlamentare të 6 majit. /Telegrafi/