Besim Ilazi i PDK-së, kryetar i Kaçanikut
Rezultateve e para preliminare në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Kaçanikut, të publikuara nga D4D-INPO, kanë nxjerr fitues kandidatin e PDK-së, Besim Ilazi ka fituar 53 për qind të votave dhe nuk do të ketë raund të dytë të votimit në këtë komunë.
Pas shpalljes së rezultateve të para preliminare, ku kandidati i PDK-së, Besim Ilazi, është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kaçanikut me 53 për qind të votave, anëtarët dhe simpatizantët e DPK-së kanë filluar festimin e fitores, transmeton Kosovapress.
Sipas rezultateve preliminare kandidati i AAK-së Tahir Çaka ka fituar 20 për qind, ai i Vetëvendosjes Shukri Luta 16.5 për qind, Sahit Bela i LDK-së 5.3 për qind dhe Kjani Berisha i AKR-së 5 për qind.
http://www.youtube.com/watch?v=55XipeLi18w&feature=player_embedded