Kalo te lënda

Rrëfen ushtari i FARK-ut: Lufta në Karadak dështoi nga Ahmet Isufi dhe Shemsi Syla

Si ia kishin mbathur komandantët në betejat e Zonës së Karadakut, në betejën e Zhegocit dhe të Marevcit? Njeriu sot mund të shqyhet së qeshuri kur dëgjon për heroizmin e një Don Kishoti dhe Sanço Panqeje, por po të kishim qenë para 13 vjetësh në ato beteja, do të kishim ndjerë gjithë tragjedinë e botës, shkruan Bota Sot.

Sipas rrëfimit të Abdulla Shasivarit, ushtar i FARK-ut, Shemsi Syla, i njohur si komandant “Shaqa” vlerësohet të jetë fajtori kryesor për shthurjen e UÇK-së në këtë zonë, për përhapje të dezinformatave dhe të dështimit të total, pasi ‘superioriteti’ i tij intelektual ishte treguar amator përballë forcave serbe, ndërsa për ushtarakët as që donin të dëgjonin, por kishte një moment kur të gjitha lutjet i kishin për ta, atëherë kur nuk kishin nga t’ia mbanin. /Indeksonline/