Kalo te lënda

Mbështetje për njohjen e Kosovës nga shtetet e OIC-it

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), Ekmeleddin Ihsanoglu. Ky i fundit u zotua se të vazhdojë përpjekjet e tij për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Nga 57 shtete anëtare të OIC-së, 30 prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, thuhet në kumtesë.

Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ka dhënë pasqyrë të zhvillimeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke nënvizuar idenë se pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe dhe stabilitet.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se si rezultat i punës së mirë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, më 2 korrik 2012, Grupi Ndërkombëtar Drejtues do të merr vendimin për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Thaçi e ka ftuar sekretarin e OBI-së, Ekmeleddin Ihsanoglu, që ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, sekretari Ihsanoglu u zotua se të vazhdojë përpjekjet e tij për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që ende nuk e kanë njohur Kosovën. /Telegrafi/