Kalo te lënda

Zbulohet liqen metani në ekuatorin e satelitit më të madh të Saturnit

Shkencëtarët e NASA kanë zbuluar një liqen metani në ekuatorin e satelitit më të madh të Saturnit – Titan – duke studiuar fotot nga bordi i stacionit automatik interplanetar Cassini. Sipërfaqja e liqenit, siç raporton ZR,  është rreth 2.400 km2, thellësia – rreth 1 metër. Më parë me ndihmën e Cassini janë zbuluar qindra liqene dhe tre dete në rajonet polare të satelitit.

Titan është një nga të rrallët trupa kozmikë në sistemin Diellor me atmosferë të dendur. Megjithatë, ndryshe nga Toka, ajo përbëhet kryesisht nga metani dhe azoti,raportoj koha. Shkencëtarët i kushtojnë vëmendje të madhe studimit të këtij sateliti, duke supozuar se prezenca e metanit mund të jetë një shenjë e ekzistencës së jetës atje.