Udhërrëfyesi,Berisha:Arritje e madhe për Kosovën
TIRANE- Qeveria shqiptare ka pershendetur marrjen e udherrefyesit perKosoven, per liberalizimin e vizave, duke e quajtur kete si një arritje madhore e historike për Kosovën në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Europian.
“Ky akt madhor në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Europian, vendet e tij anëtare, është dëshmi e sukseseve të reformave të gjithanshme që kanë shndërruar Kosovën në një nga vendet më të sigurta të rajonit dhe vlerësimit të tyre të madh ndërkombëtar”- thuhet ne nje deklarate per mediat te qeverise.
Sipas saj me kete deshmohet besimi i Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës, shtetit ligjor dhe institucioneve të tij, në demokracinë më të re në Europe.
“Dorëzimi i pyetësorit për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kontrollit të Integruar të Kufijve me Serbinë dhe vendosmërisë së qeverisë së Kosovës për zbatimin e saj, dëshmon vlerësimin e madh që Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së kanë për marrëveshjen e Brukselit midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e saj”- thuhet me tej.