Kalo te lënda

Shoqërohen 21 punëtorë, shkonin në Lazart për kultivimin e narkotikëve

Gjirokastër, 15 qershor  – Në Shqipëri, zakonisht fshatrat janë të varfër, por Lazarati në Gjirokastër, jo vetëm që ia del mirë, por punëson edhe të papunët.
Lumi i drogës që del nga ky fshat çdo vit, sjell përfitime të majte për banorët, por edhe për punëtorë.
Prej disa ditësh, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë ngritur një post bllok pranë fshatit, duke mos lejuar daljen prej andej të drogës dhe duke zhvilluar kontrolle të imtësishme. Por, nëse trafikantët është e vështirë për t’i kapur, policia sot shoqëroi 21 persona, punëtorë krahu që shkonin në Lazarat të paguar për të hapur toka të reja për kultivimin e lëndëve narkotike.
Pas shoqërimit në komisariat, punëtorët kanë treguar me detaje se si punonin në “Meksikën” shqiptare dhe se sa paguheshin e kush ishin punëdhënësit, raporton Starti. Punëtorët thanë se paguheshin 20 mijë lekë të vjetra në ditë për 10 orë punë. Gjashtë furgona me punëtorët që shkonin në drejtim të fshatit, janë ndaluar një ditë më parë në Lazarat ndërsa aksionet vazhdojnë. Por, përveç punëtorëve nga Gjirokastra, në fshatin Lazarat punësohen edhe punëtorët nga rrethe të tjera në vend, si Shkodra, Elbasani, Lezha, Librazhdi, etj.