Kalo te lënda

I vrau fëmijët, gruas ia nisi një mesazh

Një baba nga Saksonia e Poshtme i ka vrarë katër fëmijët e tij, e pastaj përmes SMS-it e njoftoi nënën e tyre, e cila në ato çaste ishte në pushime jashtë vendit.

Babai, i cili ka provuar që të bëjë vetëvrasje dhe i cili tashmë gjendet në një spital gjerman, dyshohet se i ka ngulfatur në gjumë vajzën 12 vjeçare dhe tre djemtë e tij të moshës pesë, shtatë dhe nëntëvjeçare, shkruajnë mediat gjermane.

Kur është fjala për nënën e fëmijëve, ajo mori një SMS nga të afërmit, e cila ka alarmuar policinë, por fatkeqësisht atëherë ishte vonë.

Nga letra e lamtumirës së babait – i cili është i njohur nga policia dhe i cili ka bërë jetë të qetë – thuhet se ai “nuk kishte rrugëdalje nga kjo situatë”, prandaj ka dashur të jetë me fëmijët, meqë nëna e tyre, sipas mediave, ka jetuar e ndarë nga ta.

Motivi për vrasjen e katër fëmijëve të tij, sipas vlerësimeve të prokurorisë, mund të ketë të bëjë me probleme në marrëdhëniet e nënës dhe babait të fëmijëve fatkeq.

Kundër babait tashmë janë ngritur akuzat për vrasje.