Kalo te lënda

Vukçeviq: Ka ndërhyrje në hetimet për raportin e Martyt

Prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq ka thënë se hetimet për trafikim me qenie njerëzore duhet të bëhen në Shqipëri. Ai ka thënë se ka ndërhyrje gjatë hetimeve sepse siç tha, “deri tani do të duhej të kishte diçka konkrete në këtë drejtim”.

“Besoj se në raportin e Dick Martyt dhe në rastin Medicus ka ndërhyrje. Unë kam frikë se këtu ka edhe ndërhyrje politike”, ka thënë ai për Danas.

Ai është takuar me shefin e ekipit special të EULEX-it për hetimin, John Clint Williamson në Beograd, për të cilin ka thënë se janë pajtuar që të bashkëpunojnë lidhur me rastin. /Indeksonline/