Vdiq nga plagët Dino Asanaj
Sa po u njoftua se Dino Asanaj ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes së mjekëve, në QKUK, pas plagëve që mori.
Policia konfirmon therjen e Dino Asanajt
Prishtinë, 14 qershor – 14:30 – (E Plotësuar) Policia ia ka konfirmuar KTV-së se pak çaste më parë, në zyrën e tij private, në Fshatin ndërkombëtare Amerikan është therur me thikë Dino Asanaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Bëhet e ditur se ai ka marrë plagë të rënda në fyt dhe afër zemrës. Asanaj i është nënshtruar një operacioni kirurgjik në QKUK. Po ashtu pohohet se jeta e tij është në rrezik.
Prishtinë, 14 qershor – Mjekët e QKUK-së në Prishtinë po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar jetën shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, i cili u ther me thikë në zyrën e tij, në kryeqytet. Lajmin ia konfirmuan “Kohës Ditore” mjekët në klinikën përkatëse të institucionit më të lartë shëndetësor të Kosovës, QKUK.
Merret vesh se Dino Asanj ka marrë shtatë plagë nga thika, në Fshatin Amerikan.
Policia nuk e ka konfirmuar lajmin, por as nuk e ka mohuar.