Thaçi e bën zëvendësministër të akuzuarin për vepra kriminale
Dikasteri për drejtësi që drejton Hajredin Kuçi, është përforcuar me një zëvendësministër të akuzuar për tri vepra penale.
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Ramadan Gashi, që këto ditë me vendim të kryeministrit Hashim Thaçi, është emërua0072 zëvendësministër i Drejtësisë, akuzohet nga Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës për tri akte kriminale që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryetar komune, shkruan koha.
Gashi, emri i të cilit ende nuk figuron në faqen e Ministrisë së Drejtësisë, akuzohet se i ka shkaktuar dëme të mëdha Komunës së Skenderajt.
Zëvendësministri i ri i Drejtësisë e çon në 7 numrin e të akuzuarve dhe të hetuarve në kabinetin qeveritar./Indeksonline/