Kalo te lënda

Shkodër, vritet një 17- vjeçare dhe gjyshi i saj

SHKODER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin verior të Shkodrës.

Një 17- vjeçare dhe gjyshi i saj nga fshati Kir, janë ekzekutuar për vdekje me armë zjarri.

M.Çuku, 17 vjeç,  dhe Kol Çuku, 70 vjeç,  janë qëlluar me armë nga dy persona. 70- vjeçari gjeti vdekjen menjehere pasi mberriti ne spitalin e Shkodres.

Autoret jane identifikuar, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije, ndërsa ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në ngjarjen e rëndë.

Policia është në vendngjarje, ndërsa po punon per kapjen e autoreve si dhe po heton për zbardhjen e plotë të vrasjeve.

Kiri është një fshat në komunën Pult në rrethin e Shkodrës.