Ramadan Avdiu konteston Blerand Stavilecin
Ditë më parë Indeksonline kishte raportuar se Blerand Stavileci do të jetë udhëheqës i PDK-së për Prishtinë dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës.
Kandidimi i tij, ishte paraparë të bëhej fundjavën e kaluar, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Burime të Indeksonline, kanë bërë të ditur se Ramadan Avdiu e kishte bllokuar këtë proces.
Mirëpo, kryetar i PDK-së për Prishtinë, Ramadan Avdiu, ka thënë për Indeksonline, se nuk është vendimtar vendimi për kandidimin e Blerand Stavilecit.
“Ende nuk ka vendim përfundimtar për kandidimin e Blerand Stavilecit për kryetar të Prishtinës. Të gjitha këto janë vetëm spekulime mediale” ka thënë Avdiu.
Madje sipas buirimeve të Indeksonline, Avdiu kishte kërkuar edhe një takim me kryeministrin Thaçi për këtë çështje.
Por, Ramadan Avdiu e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se me shefin e tij, ai takohet sa herë që dëshiron./Indeksonline/