Kalo te lënda

Qeveria dënon ashpër vrasjen e kryetarit të AKP-së

Prishtinë, 14 qershor – Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një kumtese dërguar medieve, dënon ashpër aktin kriminal të vrasjes së kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj.
Ky veprim qyqar është një veprim i rëndë kundër individit dhe shoqërisë kosovare, kundër institucioneve demokratike të Kosovës dhe mbi të gjitha është një veprim kundër funksionimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Qeveria kërkon nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryesit e kësaj vrasjeje të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.