Kalo te lënda

Prishtinë: Përleshën dy grupe – një i plagosur, një i arrestuar

Prishtinë, 14.06.2012(17.00)
Policia e Kosovës ka kumtuar se “sot, në lagjen e Sharbanëve, në Kodrën e Trimave, Prishtinë ka ndodhur një përleshje e armatosur në mes dy grupeve.
Si pasojë e kësaj përleshje të armatosur është plagosur një kalimtar i rastit I. B. lindur më 1947, i cili është transportuar në QKUK.
Policia e Kosovës me të marrë informatën ka dalë në vend ngjarje për të bërë lokalizimin e vendit të ngjarjes, me ç’ rast kanë bërë arrestimin e njërit nga të dyshuarit H. J. i moshës 30 vjeçe dhe gjithashtu nga ky i dyshuar është konfiskuar një armë AK 47.
Policia e Kosovës tashmë është në vendin e ngjarjes për të bërë vend shikimin e vendit dhe për të mbledh të gjitha provat dhe dëshmitë e mbetura në vendngjarje.
Gjithashtu zyrtarët policor janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar, persona këta që tashmë janë të njohur për policinë”, thuhet në kumtesën e Policisë Rajonale në Prishtinë.