Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Asanaj
Prishtinë, 14 qershor – Me rastin e vrasjes së kryetarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Asanaj.
“Me hidhërim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për vrasjen e familjarit tuaj dhe kryetarit të Bordit të AKP-së, Dino Asanaj.
Vdekja e tij ngjall dhembje dhe pikëllim të thellë, jo vetëm për Ju, bashkëpunëtorët, miqtë, por për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Dino Asanaj do të kujtohet si një personalitet që ka dhënë gjithçka për të mirën dhe zhvillimin e Kosovës. Këtë ai e dëshmoi si në kohë lufte, për lirinë e Kosovës, ashtu edhe gjatë ndërtimit të shtetit tonë.
Vepra dhe përkushtimi i tij për Kosovën do të kujtohet përherë me respekt”, thuhet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.