Kalo te lënda

Gjendje gripale, Berisha kontroll në Senatorium

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka kryer sot një kontroll mjekësor në ambientet e spitalit Senatorium në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se kryeministri është prekur nga një virozë gripale e stinës dhe gjendja e tij nuk eshte serioze.  Berisha ka qendruar disa minuta ne ambjentet e Senatorimit.

Disa muaj më parë, gjatë festimeve të 21- vjetorit të krijimit të Partisë demokratike , kreu i qeverisë pati pësuar një gjendje të fikëti gjatë fjalimit para qindra të ftuarve në festën e PD-së.