Bruksel: Agim Çeku bisedoi me zyrtarë të NATO-s
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku ka qëndruar sot në selinë e NATO-s në Bruksel për një vizitë zyrtare pune, i ftuar nga zëvendëssekretari gjeneral, ambasadori Alexander Vershbow, me të cilin pati një takim të përbashkët.
Ministri Çeku zhvilloi takime edhe me ambasadorët permanentë të vendeve anëtare të NATO-s.
Gjithashtu, ministri Çeku realizoi edhe një takim pune me FrankBolland, drejtorin e planifikimit të forcës në Drejtorinë e Politikave dhe Planeve të NATO-s, të cilin e njoftoi gjerësisht për të arriturat e FSK-së dhe për planin e zhvillimit të saj.
Çeku zhvilloi edhe disa takime të tjera me interes të veçantë për FSK-në dhe Kosovën, thuhet në komunikatën e Departamenti për Marrëdhënie me Publikun të MFSK-së.