Kalo te lënda

Barroso: Kosova është kusht për Serbinë

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ia kanë bërë me dije kryetarit të ri të Serbisë, Tomislav Nikollic, se kusht kryesor për ecjen e këtij vendi drejt BE-së është përmirësimi i raporteve me Kosovën.

“Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovës mbetet kushti kryesor për të lëvizur në fazën tjetër të përparimit (drejt BE-së)”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas një takimi me Nikolicin në Bruksel, transmeton REL. “Me fjalë tjera, kjo do të jetë thelbësore, për t’i mundësuar Komisionit rekomandimin eventual për nisjen e negociatave për anëtarësim”. /Telegrafi/