SHBA-ja i kërkon Serbisë përmirësimin e raporteve me Kosovën
Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar thirrjeve për Serbinë, që t’i përmirësojë raportet me Kosovën, pasi Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se kjo çështje mund të jetë pengesë e madhe në rrugën e Serbisë për në BE.…
“Mesazhi ynë për qeverinë e Serbisë ishte që ne dëshirojmë të punojmë me presidentin e ri dhe ne dëshirojmë të shohim që Serbia të vazhdoj rrugën e integrimit, të jetë në paqe me Kosovën dhe të punoj për çështjet e mbetura, që ata i kanë së bashku”, ka theksuar zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland.
Gati të gjithë presidentët e shteteve në rajon e bojkotuan inaugurimin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliqi.
Ajo, ka refuzuar të komentoj çështjen e bojkotit, por ka deklaruar se sekretarja e shtetit, Hillari Clinton, ka folur me telefon me Nikoliqin, pas zgjedhjes së tij.