Kalo te lënda

Në Shkup më lirë se në Tiranë

 

Shkupi është vlerësuar si kryeqytetit më i lirë për jetesë në Evropë.

Kjo është publikuar në një studim nga kompania globale konsultative Merser, e cila ka vlerësuar çmimin e jetës në botë.

Në Evropë si kryeqendra më të shtrenjta për jetesë janë Moska, të pasuara nga Gjeneva, Cyrihu, Berni dhe Oslo. Në nivel botëror qyteti më i shtrenjtë është Tokoi, ndërsa në dhjetëshen e parë janë edhe dy qytete tjera japoneze Osaka dhe Nagoa.

Në fund të listës si qytete të shtrenjta janë Karaçi në Pakistan.

Shkupi gjendet në listë në vendin e 207, ndërsa më shtrenjtë se në Shkup është në Tiranë e cila radhitet në vendin e 205 dhe Sarajeva në vendin e 201.

Merser në hulumtim ka përfshirë 200 shërbime dhe prodhime, duke i radhitur dhe vlerësuar sipas çmimeve, si blerjet, transporti publik, ahengjet, prodhimet ushqimore, prodhimet shtëpiake dhe për mirëmbajtje, veshjet, etj. (INA)