Marnhac-ut i zgjatet mandati
Kreu i misionit EULEX në Kosovë, Xavier de Marnhac ka thënë se mandati i tij si kreu i misionit është zgjatur deri në nëntor.
Komisioni Evropian ka marrë vendim që Marnhac të qëndrojë në krye të EULEX-it deri në nëntor ndërkohë këtë e ka konfirmuar edhe Maja Kocijancic, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, raportojnë mediat.
Sipas Maja Kocijancic, pas kësaj periudhe EULEX-i sipas të gjitha gjasave do e ketë një shef të ri në krye të saj.