Kalo te lënda

Gruaja e Sabri Hamitit merr pagë të rregullt pa punuar

Përveç që politikanët i shfrytëzojnë të gjitha privilegjet e mundshme në Kosovë, ndodh që edhe gratë e tyre të jenë të privilegjuara.

Është rasti i Kumrie Hamitit, bashkëshortja e nënkryetarit të Kuvendit, Sabri Hamiti, e cila ka vite që është e regjistruar si punonjëse e Komunës së Prishtinës në Departamentin e Kulturës, por që nuk shkon në punë, shkruan Kosova Sot.

E vetmja ditë kur ajo paraqitet në punë është dita kur e merr pagën.

Burime të gazetës kanë thënë se znj.Hamiti ka vite që e shfrytëzon autoritetin e bashkëshortit të saj Sabri Hamiti dhe nuk vjen në punë.

Mirëpo, sipas deputetëve të Kuvendit Komunal, nuk është vetëm ky rast, ka edhe raste të tjera të ngjashme, jo vetëm në Komunë, por edhe në shtatë ndërmarrje të tjera publike që menaxhohen nga Komuna e Prishtinës./Indeksonline/