Gjermania në çerekfinale, Holanda eliminohet
Kombëtarja gjermane, e cila edhe para fillimit të kampionatit në futboll EURO 2012 është cilësuar si një dy favoritët kryesorë për të fituar Evropianin, tashmë ka siguruar kualifikimin dhe çerekfinalen, edhe pse pas katër ditësh e pret edhe ndeshja e xhiros së tretë kundër Danimarkës.
Me dy gola të qendërsulmuesit Mario Gomez, në minutën 24 dhe 38, gjermanët e mbyllën pjesëlojën e parë me epërsi të dyfishtë dhe me lojë më të mirë e më bindës se holandezët.
Në pjesën e dytë të ndeshjes “tulipanët” bënë përpjekje për të tu kthyer deri diku në lojë, por pos golit të Robbin van Persiet në minutën 73 nuk arritën të bëjnë diçka më shumë.
Për Holandën ishte ky goli i parë i realizuar në EURO 2012, kurse për Gjermaninë goli i parë i pësuar.