Kalo te lënda

Elbasan, kapen 200 kg marihuanë

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur sekuestrimin e 200 kg marihuanë. Sipas informacioneve droga është kapur në një automjet me targa AA 659 CE, në fshatin Hotolisht në Librazhd.

Mësohet se pas marrjes së informacioneve policia është vënë në ndjekje të automjetetit brenda të cilit u gjet edhe lënda narkotike, transmeton Ora – News.

Mësohet se shoferi dhe persona të tjerë që ndodheshin në mjet e braktisën atë bashkë me lëndën narkotike dhe u zhduken në drejtim të paditur.

Nga ana e policisë u bë bllokimi i lëndës narkotike dhe automjetit, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (INA)