Kalo te lënda

Shteti pa “krye”

Derisa Kosova po feston Ditët e Çlirimit, liderët e shtetit nuk gjenden në Kosovë për të festuar.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka udhëtuar në Amerikë, ku po merr pjesë në Konferencën “Frontiers in Development”.

E ndërkohë, kryeministri dhe kryeparlamentari, të cilët edhe luftuan për lirinë e Kosovës, nuk iu është dukur e udhës që të festojnë Ditët e Lirisë.

Kryeministri Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Hungari, ku do të takohet me homologun e tij, Viktor Orban.

Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është në vizitë zyrtare në Estoni./Indeksonline/