Kalo te lënda

Nano i shpallë luftë Edi Ramës

Ish-kreu i socialistëve ka dërguar një mesazh të gjatë urimi për socialistët në ditën e themelimit të kësaj partie 21 vjet më parë, ku sulmon pasardhësin e tij dhe deklaron se do të futet në betejë me të për të rimarrë kryesimin e PS.

Pas dështimit për tu kandiduar si president Fatos Nano duket se ka vendosur të rikthehet në politikë aktive, ndërsa ka kërkuar përkrahjen e socialistëve për të marrë partinë që sipas tij është uzurpuar nga Rama i cili nuk e do atë, shkruan mapo.

“U drejtohem sot drejtpërdrejt gjithë të zgjedhurve te Partisë Socialiste, ne gjithë Shqiperine, gjithë socialisteve dhe përfaqësuesve te popullit opozitar, që të ngrihen përmbi këtë realitet të zymtë, dekurajues, humbës por edhe dëmtues për fatet e Shqipërisë e për integrimin evropian, ku e ka katandisur PS-në, Kryetari aktual Edi Rama”, shkruhet në letrën e Nanos.

Ky i fundit ka thënë se Edi Rama ishte i vetmi që nuk pranoi të kandidonte Nanon president duke lënë Berishën të zgjidhte ministrin e tij të Brendshëm dhe duke i bërë socialistët humbës.

Kreu i PS është përgjigjur tërthorazi në një mesazh në Tëitter pas përfundimit të zgjedhjeve në Fresh duke thënë se politika e vjetër është në grahmat e fundit dhe se PS do të fitojë e vetme në 2013./Indeksonline/