Kryeministri Thaçi në vizitë zyrtare Hungarisë
Prishtinë, 12 qershor – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Hungarisë.
Kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán. Ata do t’i drejtohen me nga një fjalë rasti Forumit Ekonomik, që organizohet në Budapest nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Bëhewt e ditur se kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë të Hungarisë.