Kalo te lënda

Halil Matoshit e Avni Zogianit, u ndalohet hyrja në Fakultetin Filozofik

Dekani i fakultetit Filozofik Ramush Mavriqi nuk e do gazetarin Halil Matoshi dhe aktivistin e shoqërisë civile Avni Zogiani në objekte të fakultetit.

Organizata studentore Klubi Politik i Studentëve është ndaluat t’i ftojë ata në objekt të fakultetin edhe pse të dy emrat ishin kërkesë e studentëve.

Mavriqi i cili më herët iu kishte sugjeruar studentëve që të mos ftojnë njerëz partiak në zëvendësim të Matoshit dhe Zogianit iu kishte propozuar ligjërues të partisë në pushtet. Kështu është shprehur aktivistja e KPS-së Saranda Pajaziti.

Në një deklaratë të lëshuar për media ata këtë akt e kanë quajtur si shprehje e diktaturës si dhe cenzurë.

Gazetari e shkrimtari Halil Matoshi duke e bërë publike ftesën për media të këtij klubi i cili i kishte thiurrur mediat për këtë punë shkruan për vete në vetë të tretë: “Halil Matoshi shpallet “non grata” ne Fakultetin ku ka studju nga ish profesoret e tij bytheca dhe vegla qorre te pushtetit”

Njëra ndër aktivitet e kësaj organizate është edhe shfaqja e filmave dokumentarë me qëllim nxitjen e debatit por as për këtë nuk janë lejuar.

“Kjo është një shprehje tjetër e cenzurës pasi na është kërkuar lista e filmave që do të shfaqim dhe përmbajtja e tyre” ka thënë Pajaziti duke treguar se kësisoj janë pamundësuar aktivitet kryesore të Klubit Politik të Studentëve.

Ndërkaq Taulant Bytyqi nga ky klub ka folur për parregullsitë në zgjedhjet studentore.

”Pjesëmarrja e votuesve prej 31 për qind është shumë e vogël dhe rrjedhimisht nuk ka ligjitimitet”. Ai ka përmendur edhe një sërë parregullsish me të cilat janë karakterizuar këto zgjedhje.  Këto zgjedhje janë bojkotuar nga më shumë se 2/3 e studentëve.

Klubi Politik i Studentëve është organizata e vetme studentore e cila ka refuzuar pjesëmarrjen në zgjedhjet studentore të 6 qershorit, dhe kanë bërë thirrje që studentët  për të bojkotuar këtë formë të zgjedhjeve në UP./Indeksonline/