Kalo te lënda

Vizatimi skandaloz: “Vriti të gjithë të pafetë”!

Një vizatim pazakontë i një filloristi u shfaq në një shkollë amerikane, gjë që nxiti reagime të shumta në publik.

Një shkollë fillore në Fresno është bërë objekt kritike, për shkak të një vizatimi – detyrë nga historia – të cilin e ka bërë një nxënës i klasës së shtatë. Vizatimi i cili është vendosur në korridorin e shkollës Hamilton, paraqet Jezu Krishtin, e nën të tekstin: “I want you to kill all infidels” (Dua t’i vrasësh të gjithë të pafetë), “shihemi në Jerusalem” dhe “fitojeni biletën falas për parajsë”.

Vizatimin e kanë parë prindërit dhe shqetësimin e tyre e kanë përcjellë tek drejtori, raporton ABC. Ai, siç thonë ata, ka deklaruar se do të shoh se çka mund të bëjë dhe menjëherë e ka ndal telefonin.

“Ky vizatim është kundër çdo gjëje që krishterimi përfaqëson. Unë nuk e kuptoj logjikën e këtij veprimi. Ta varësh atë vizatim në korridor, ku të gjithë fëmijët mund ta shohin? Ky është budallallëk”, ka thënë Chris Alfaro, i krishterë dhe prind i një fëmije që shkon Hamilton.

Prindërit e shqetësuar u janë drejtuar edhe mediave, e në këtë u përfshi edhe bashkësia lokale e krishterë, e cila e dha këtë porosi: “Ne nuk kemi asgjë kundër shkollës. Përkundrazi, disa nga ne e kanë ndjekur atë dikur. Por, duam që vizatimi të hiqet nga korridori. Kjo është e gjitha”.

Edhe pas thirrjeve të shumta të prindërve dhe banorëve në Fresno, drejtori nuk ka reaguar. Vizatimi qëndron ende i varur në një nga korridoret e shkollës. /Telegrafi/