Kalo te lënda

Tërhiqet Artan Hoxha, kandidohet Bujar Nishani

Tiranë, 11 qershor – (E plotësuar) Para pak minutash, nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Astrit Patozi, konfirmoi tërheqjen e Artan Hoxhës nga gara për President të Shqipërisë, i cili njëherësh njoftoi se kandidati tjetër i mazhorancës është Bujar Nishani, ministri aktual i Punëve të Brendshme. “Mazhoranca është e vendosur të bëjë Shqipërinë me president brenda afatit kushtetues”, deklaroi ai para gazetarëve. Sipas medieve, raundi i katërt nuk është konsumuar, meqë nuk është debatuar në Parlament.

Edhe Artan Hoxha tërhiqet nga gara për President  të Shqipërisë
Tiranë, 11 qershor – (E plotësuar) Mediat e Tiranës njoftojnë se edhe Artan Hoxha, kandidati i njoftuar si i mazhorancës për President të Shqipërisë, u tërhoq. Sipas kësaj dështoi edhe raundi i katërt për të zgjedhur kreun e shtetit, duke e çuar kështu vendin buzë krizës qeverisëse dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në vend, meqë ka mbetur edhe vetëm një raund. Bëhet e ditur se ambasadorët, që merrnin pjesë në mbledhje të Parlamentit braktisën një nga mbledhjen, ndërkaq ambasadori amerikan as që kishte shkuar fare në mbledhje. Ditë më parë nga gara për president ishte tërhequr edhe Xhezai Zagonjari, po ashtu kandidat i mazhorancës.
Formalizohet kandidaturën e Artan  Hoxhës për president
Tiranë, 11 qershor  – 11:36 – Komisioni parlamentar i Ligjeve, miratoi raportin që formalizon kandidaturën e z. Artan Hoxha për postin e Presidentit të Republikës, të cilën do t’ia paraqesë seancës plenare të Kuvendit në raundin e IV-t të votimit për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Kandidatura ka marrë 40 firmave të deputetëve, ku në krye të listës është kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi.
Deputetët e opozitës morën pjesë në seancën, ku përveç deputetes Ermonela Felaj që votoi kundër, deputetët e tjerë opozitarë abstenuan.  Sipas rregullores parlamentare, deri në ora 09:00 të ditës së sotme procedura ishte e hapur për të paraqitur kandidaturat, ndërsa pas kësaj ore fillonte detyrimi i komisionit të Ligjeve për të marrë në shqyrtim kandidaturat eventuale dhe për t’i paraqitur raportin përkatës seancës plenare të Kuvendit.  Tashmë pritet votimi në Parlament dhe sot pritet të zgjidhet Presidenti i ri i vendit.
Gazeta ‘Start’ njofton se Partia Socialiste ka vendosur që të jetë i pranishëm në seancën parlamentare të Kuvendit, por që nuk do të marrë pjesë në votim.
Ky është vendimi i marrë nga grupi parlamentar socialist i mbledhur gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, në Kuvend po mblidhen firmat për kandidatin Artan Hoxha dhe komisioni i Ligjeve po harton raportin për t’ia dërguar Kuvendit.
Pritet që votimi të kalojë pa problem, pasi mazhoranca i ka të sigurta 71 votat që kërkon ky raund për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Emri i Artan Hoxhës doli mbrëmjen e shkuar në publik pas dështimit të negociatave midis mazhorancës dhe opozitës. Kandidatura gjeti mbështetjen e partive të mazhorancës.
Ky është raundi i katërt, pas dështimit të tre raundeve të para që zgjedhja e Presidentit kërkonte 84 vota. Deri në raundin e tretë, në garë ishte anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori. Ai dha dorëheqjen nga kandidimi të premten e shkuar pasi nuk kishte gjetur mbështetjen e opozitës.