Kalo te lënda

Rrogën më të madhe se “shefi”

Agjencitë, që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës, u japin udhëheqësve të tyre rroga më të larta se ato të presidentes, kryeministrit apo kryetarit të Kuvendit.

Madje, të ardhurat e tyre janë sa dyfishi i pagës së kryeministrit të Kosovës, shkruan koha.

Udhëheqësit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe ata të Trustit, janë më të paguarit ndër institucionet që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Bordit të AKP-së, Shkëlzen Lluka, ka një pagë vjetore prej 43 mijë e 212 euro, apo ka një pagë mujore 3 mijë e 601 euro.

Vitin e kaluar, para e menaxherit të Trustit të Kursimeve Pensionale ka qenë 5 mijë euro, ndërsa zëvendësi i tij, Vërshim Hatipi, paguhet hiq më pak se 3 mijë e 34 euro në muaj, apo arkëton 36 mijë e 413 euro në vit./Indeksonline/