Kalo te lënda

Haradinaj: Qeveri, shko në shtëpi

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar qeverinë e Kosovës për dështimet në qeverisje, duke thënë se kjo qeveri duhet të largohet.

Ai ka thënë se nga Kaçaniku duhet të largohen njëherë e përgjithmonë grupet e interesit, pasi që sipas tij Kaçaniku është njohur si qytet i vlerave dhe meriton një qeverisje më të mirë.

Haradinaj i ka bërë këto deklarata, duke kërkuar besimin për kandidatin Tahir Qaka tek qytetarët e Kaçanikut.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të votojnë për kandidatin e AAK-së për komunën e Kaçanikut, sepse sipas kjo do të jetë edhe shembull për ndërrimin e qeverisjes qendrore./Indeksonline/