Kalo te lënda

Francë-Angli perfundon baraz(video)

Një tjetër përballje gjigantësh është zhvilluar si pjesë e fazës grupore të Kampionatit Evropian. Franca dhe Anglia janë ndarë baras, 1-1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D. Për nga dinamika dhe bukuria e lojës, ky takim nuk i ngjau aspak atij ndërmjet Spanjës dhe Italisë, meqë lojtarët dukeshin më të rezervuar në ndërtimin e aksioneve.

Pas një gjuajtjeje të lirë të ekzekutuar nga Steven Gerrard, Joleon Lescott doli më i fortë se markuesi i tij dhe me kokë e mposhti portierin Lloris (30’).

Pas golit të pranuar, francezët vazhduan presionin dhe arritën ta shënonin golin e merituar.

Samir Nasri pranoi një top nga Franck Ribery dhe nga distanca e la të pashpresë portierin Hart për ta nivelizuar ndeshjen (39’).

Gjysma e dytë e takimit nuk ishte aq atraktive për sy, megjithatë me afrimin e minutave të fundit skuadrat filluan ta kërkonin golin e fitores.

Les Bleus ishin skuadër më e mirë në këtë periudhë të lojës pasi kishin më shumë iniciativë dhe shfaqnin rrezik, mirëpo nuk munguan edhe kundërsulmet e Tre Luanëve.

Sido që të jetë, deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk u shënuan gola të tjerë. Franca dhe Anglia ndahen me nga një pikë, ndërsa në Grupin D bëjnë gara edhe Suedia dhe Ukraina. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/xrgxdz_france-england-footyroom-com_animals#from=embediframe